Komuna e Strugës pjesëmarrëse në Konferencën e NATO-s “Maqedonia e Veriut 2020”

0

Komuna e Strugës pjesëmarrëse në Konferencën e NATO-s “Maqedonia e Veriut 2020”

Komuna e Strugës, e përfaqësuar nga shefi i kabinetit z.Dashmir Nasufi dhe Kryetari i Këshillit Komunal z.Resul Kaba mori pjesë në konferencën “Maqedonia e Veriut 2020″ Planifikimi Kryesor, e organizuar nga NATO dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza, e cila u mbajt në Bruksel të Belgjikës nga data 18 deri në datën 20 shkurt.

Qëllimi i konferencës ishte planfikimi i trajnimit për menaxhim të krizave apo fatkeqësive dhe ekzekutimit të masave preventive. Në shtator, Komuna e Strugës do të ketë nderin të mirëpresë mbi 2000 pjesëtarë të NATO-s, të cilët do të zhvillojnë aktivitete në disa pika të qytetit të Strugës, duke realizuar kështu trajnimin më të madh të organizuar nga ana e NATO-s.

Gjithashtu, Komuna e Strugës shumë shpejt do të mirëpresë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z.Jens Stoltenberg.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës