Investimi kapital i radhës në fshatin Labunisht(Foto)

0

Investimi kapital i radhës në fshatin Labunisht

Kryetari I komunës së Strugës Ramis Merko, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën kryesore në fshatin Labunisht nga pjesa e quajtur Korea Labunisht deri në fshatin Borovec. Fillimisht është bërë zgjerimi I rrugës dhe është shtruar me asfalt të ri. Punimet u zhvilluan në disa faza dhe ndërtimi I kësaj rruge ishte më se nevojë.

“Sot mbaroj faza e dytë e rrugës regjionale Korea Labunisht për Borovec e premtuar ne këtë mandat. Nga ana e komunës se Strugës u finansuan edhe kanale përgjat rrugës por edhe kanale dalëse nga nji anë në tjetren. Ky investim kapital ishte domosdoshëmri për këto vendbanime. ”, shprehet, Ramis Merko, kryetar I komunës së Strugës.”

Ky investim i realizuar sot është edhe një ndërpremtimet e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Qeverisja e deritanishme e Komunës së Strugës ka dëshmuar se deri më tani janë realizuar mbi 20 proekte kapitale në pjesën e fshatit Labunishtës me rrethinë proekte të rëndësishmë kapitale për Strugën që duam.