Tre shtetas shqiptarë dyshohen për drogë në Gostivar

0

Prokuroria Themelore Publike Gostivar nisi procedurë kundër tre personave, shtetas shqiptar për të cilët ekzxiston dyshim se kanë kryer veprën penale të shitjes së drogës.

“Që të tre, nga fillimi i këtij muaji kanë marrë drogë narkotike marihuanë, ku një pjesë ka qenë për përdorim personal, ndërsa pjesa tjetër për shitje për personat tjerë në Gostivar dhe rrethinë”, njoftojnë nga Prokuroria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarve më 13 shkurt, siç thonë nga Prokuroria, zyrtarët policorë kanë gjetur rreth 227 gramë marihuanë në disa paketime dhe peshore digjitale. Gjatë kontrollit është vërtetuar se personat janë 28, 20 dhe 34 vjet dhe se kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni.

Prokurori te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit dorëzoi Propozim për paraburgimin e tre të dyshuarve ndërsa gjykata e pranoi dhe u caktoi paraburgim për 48 orë.

RociTrade