Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

0

Janë regjistruar 2825 persona të ri me grup në shtatë ditët e kaluara, që është rritje për 75 përqind në krahasim me dy javët më herët dhe pothuajse dy herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i përgjithshëm ti prekurve nga virusi i gripi ka arritur në 7.150, që është 70 përqind më i lartë në krahasim me vitin e kaluar. Më shumë të prekur nga gripi ka në Strumicë (rreth 1.300), Shkup (1.200), në Gostivar (mbi 800). Raste të vdekjeve nuk ka, por ka persona me gjendje shëndetësore të rënduar.

“Edhe sipas intensiteti ashtu edhe sipas përhapjes së gripit në javën e kaluar kanë treguar një rritje të gjerë. Këtë edhe e kemi pritur dhe kemi paralajmëruar se gjatë javëve të ardhshme do të rritet, sikur në vendet e Evropës. Rritje ka për rreth 30 përqind dhe në lidhje me mesataren e përhapjes së epidemisë për nëntë muajt e fundit”, tha Gordana Kuzmanovska, epidemiologe nga Instituti për Shëndet Publik.