R.Merko favoriozon të rinjtë pa ngjyra partiake, emëron në bordet drejtuese të NP Ujësjellësit dhe Kanalizimeve,për të marr përgjegjësitë e së ardhmes

0

Ramiz Merko ka vendosur të luftojë migrimin e të rinjve, ku përveç që ka punsuar mbi 300të rinj në këtë periudhë por edhe në bordet drejtuese dhe këshillat mbikqyrës dominojn të rinjt. Këtë gjë e ka dëshmuar dhe sot ku ka emëruar Bordin Drejtues dhe Këshillin mbikqyrës të NP Ujësjellës dhe Kanalizimeve djem dhe vajza pa ngjyra partika, por të cilët kanë mbaruar fakultetet me sukses të lartë duke ju dhënë mundsi që të marrin përgjegjësi për të udhëhequr funksione shoqërore-politike në Strugë, por edhe më gjërë.

Në Bordin drejtues janë emëruar : Fortuna Qerimi, Ardit Selmani, Mirlinda Zhaku, ndërsa në Këshillin mbikqyrës: Alberta Alasani, Xhevrie Kaliqi, Shpetim Osmani. Ky trend i favorizimit të rinjve si nëpër punsime apo emërime në institucione të ndryshme nën kopetencat lokale do vazhdoj nga ana e kryetarit Ramiz Merko si shembull i avancimit të rinisë në vend.