Personat e prekur me coronavirus në Britani të Madhe janë turistë nga Kina

0

Dy personat e prekur nga coronavirusi që u konfirmuan sot në Britani të Madhe janë turistë nga Kina.

Ata po qëndronin në një hotel në qytetin e Yorkut në Angli, përcjell Telegrafi.

Qeveria Britanike po përpiqet të gjejë këdo që ka pasur kontakt me të dy pacientët që kaluan tre ditë në hotelin StayCity, afër teatrit Barbican në qytetin e Yorkut.

Dy të prekurit janë dërguar në karantinë me një njësi të specializuar në një spital të qytetit Newcastle.

Megjithatë shtohet frika se dikush në grupin e tyre turistik nga Kina mund të infektohet, ose dikush tjetër që ka qëndruar në hotelin e qendrës së qytetit me 220 dhoma.

Të dy pacientët me Coronavirus, aktualisht gjenden në spitalin Royal Victoria në Newcastle, i cili është një nga katër objektet në vend i cili është i pajisur për t’u marrë me pacientë infektues si kjo, pasi ka qenë në gatishmëri në krizën e SARS në vitin 2003 dhe krizën e Ebola-s midis 2014 dhe 2016.