Ukraina planifikon hapjen e ambasadës në Tiranë

0

Ukraina synon të hapë një ambasadë në Tiranë, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko.

Ai e tha këtë në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i përgjithshëm i OSBE-së.

“Këtë vit, për shembull, ne do të hapim ambasadën tonë në Tiranë. Ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë dhe shpresojmë se ky hap do t’i ndihmojë vendet tona të jenë sa më afër njëra-tjetrës”, tha Prystaiko, njoftoi agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve Ukrinform.

Ministri gjithashtu pret që ky vit të jetë një “vit i lulëzimit” të marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Shqipërisë.