Aksident i rëndë në autostradën Tetovë – Gostivar (FOTO)

0


Para gjysmë ore në autostradën Tetove-Gostivar, në kilometrin 14, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy makinave.

Sipas informatave të para jozyrtare nga vendi i ngjarjes, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, përkatësisht drejtuesit e të dyja automjeteve.

Për momentin në vendin e aksidentit ndodhen zjarrfikësit që janë duke larguar makinat nga autostrada, ndërsa ndihma e shpejt ka dërguar të plagosurit në Spitalin Rajonal të Tetovës.

ENKELED