Letër nga një banor i Livadhisë: Faleminderit kryetar z. Merko

0

Struga çdo ditë e më shumë kontribuon në ndërtimin e bukurisë së saj.Nismë kjo e cila shihet dhe ndihet në çdo anë të vendit, si në qytet ashtu edhe në fshat. Qytetarët të ngazëllyer mirëpresin çdo ndryshim të mundur e sidomos banorët e fshatit Livadhi të cilët kishin më të theksuar nevojen për tu ndier sa më të lirë në mënyren e jetesës dhe përditshmërisë. Livadhia si “urë lidhse” mes Dollogozhdes dhe Koroshishtes, me rrugët e saj të rrënuara, vështiresonte çdo qarkullim automobilistik dhe këmbësorë të banorëve. Gjithsesi, banorët duke qëndruar rezistent ndaj çdo sfide, u bë e mundur që ti gëzohen këtij momenti të shumpritur të zgjerimit, ndërtimit dhe qarkullimit të lirë të tyre.Ata sot “syçelur” lëvizin duke respektuar rregullat dhe më themelorja –hapesira e lirë, trotuari I ndertuar- mundëson sigurin e këmbësorëve brenda për brenda fshatit.

Leter nga një banor i fshtatit Livadhi, Strugë