Rrezik katastrofik zjarri pas temperaturave rekord në Australi

0

Disa mijëra zjarrfikës po luftojnë dhjetëra zjarre të dalë jashtë kontrollit në katër nga gjashtë shtetet e Australisë mes të nxehtit rekord dhe thatësirës.

New South Wales, shteti më i populluar në Australi, ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të kushteve katastrofike të zjarrit, ku temperaturat përvëluese parashikohet të arrijnë 47 gradë Celsius në periferi të Sidnejt.

GEGA

Ministri i Shërbimeve të Urgjencës Shtetërore, David Elliot deklaroi se dhjetëra rrugë janë mbyllur dhe rreth 10 000 policë, punonjës të urgjencës, ndihmës mjekë dhe zjarrfikës u stacionuan aty, duke qenë ky stacionimi më i madh të personelit të shërbimeve të urgjencës në New South Wales.

Temperaturat e larta dhe tymi i zjarreve kanë përfshirë dhe kryeqytetin australian, Canberra.

Ndërkohë, kryeministri Scott Morrison, i cili u kritikua pasi kishte shkuar në pushime me familjen e tij në Hawai, do të përfundojë udhëtimin dhe do të kthehet sot në Australi.