Sa janë të sinqerta, të turpshme dhe të rrënjosura mendimet?

0

Normat kulturore dhe shoqërore përshkruajnë se si duhet të sillemi, por jo edhe si të mendojmë, për ç’arsye tentimet për të shtypur mendimet e ndaluara dinë “të na bien kresë”.

Kështu kur mendojmë për anëtarët irritues të familjes, shijen e keqe të miqve apo të dashurin e mërzitshëm, tentojmë të bindim veten dhe të tjerët që në fakt jemi njerëz të mirë, por as vetë nuk jemi të sigurt për këtë, shpjegojnë psikologët e njohur amerikanë, Ken Gordon dhe Kathleen McGowan.

“Turpi dhe frika na kufizojnë që të bëjmë gjëra të këqija, ndërsa ekzistojnë arsye logjike e evolucionare për shkak të të cilave është ashtu. Stërgjyshërit tanë është dashur të vendosin rregulla shoqërore që njerëzit të mos vdesin, apo ta vrasin njëri-tjetrin në beteja apo të shumohen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë pasardhës që nuk mund të mbijetojnë”, thotë Dylan Evans, psikolog evolucionist me Universitetin Bath.

Funeralet nuk janë gjithmonë të pikëlluara

Psikologët evolucionistë pohojnë që shprehja publike e pikëllimit ka kuptim për të forcuar besueshmërinë tonë si anëtarë të familjes apo komunitetit shoqëror, ndërsa psikanalistët besojnë që pikëllimi i tillë maskon fajësinë për mbijetesën tonë. Mbajtja e zisë dhe të qarët janë mënyra sipas të cilave edhe vetë bëhemi të vetëdijshëm për vdekshmërinë tonë.

Megjithatë, disa njerëz e teprojnë me mbajtjen e zisë deri në atë masë sa që ajo bëhet tragjike-komike. Këtë më së shpeshti e bëjnë për të fituar simpatinë dhe kujdesin e të tjerëve, shpjegon psikiatri Robert Reich.

“E ka merituar”

Ky mendim paraqitet si shprehje e antipatisë ndaj atyre të cilët deri para ndonjë ngjarjeje të madhe kanë pasur gjithçka sipas gjykimit tonë, ndërsa tani i kanë humbur. Nga pikëpamja evolucionare, shikimi i rënies së rivalit tonë është i kënaqshëm, sepse kjo hap mundësinë e suksesit tonë. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për njerëzit me të cilët nuk jemi të afërt, ato ndjenja nuk na shqetësojnë. Por nëse bëhet fjalë për miqtë apo anëtarët e familjes, fillon dyshimi, dhe ne përsëri ndihemi si negativë.

“Nëse shohim që ka arritur dikush që nuk mundohet, nuk kemi shtytje për mundin tonë, sepse ai nuk do është e thënë se do të na shpaguhet,” thotë Norman Feather, profesor i psikologjisë në Universitetin Adelaide.

Çka nëse dikush megjithatë është i dashur për ne?

Në aspektin evolucionar, prindërit investojnë më shumë kujdes, para dhe energji në fëmijën më të fortë, për të cilin ka më shumë të ngjarë që do mbijetojë deri në moshën reproduktive, por shumë studime të sotme empirike vërtetojnë pikërisht të kundërtën, që i përkëdheluri në familje më së shpeshti është fëmija më i dobët, sepse për të është e domosdoshme mbrojtja prindërore.

ENKELED

Rendi i lindjes dhe gjinia po ashtu luajnë rol, por prindërit nuk duhen ta ngarkojnë veten me preferencat e tyre, për aq kohë sa ato nuk e dëmtojnë mirëqenien e fëmijëve të tyre, sepse janë të natyrshme. Pasi që çdo njeri është i ndryshëm, nënkuptohet që ndaj secilit kemi marrëdhënie të ndryshme, çka nuk nënkupton që ai është domosdo më i mirë apo më i keq.

“Me para vlej më shumë”

Edhe pse shumica pohojnë që nuk i gjykojnë të tjerët sipas gjendjes së kuletës së tyre, treguesi kryesor i statusit të dikujt është pikërisht se sa para ka.

Shumica e njerëzve në mënyrë intuitive ndjejnë që mesazhet e shoqërisë komerciale janë të gabueshme, sepse nevojat tona bazike nuk varen nga to. Por pranimi i kësaj çon deri te rishikimi i jetës sonë dhe vlerave, çka mund të jetë shumë traumatike, shpjegojnë psikologët.

“Njeriu mesatar nuk pëlqen të gjendet në shoqërinë e të pasurve. Më me qejf qëndron në shoqërinë e kombinuar në të cilën mund të krahasohet me personat më të pasur, por edhe më të varfër se vetja”, thotë shkencëtari Michael Hagerty.

Mashtrimi në mendime

Shumë kënaqen duke imagjinuar dhe fantazuar skena seksuale, por nëse na paraqiten imazhe të ish të dashurit gjatë aktit seksual me të dashurin e tanishëm, atëherë këto mendime fillojnë të paraqesin shqetësim më të madh. Fantazitë shpesh na thonë shumë më shumë nga ajo që ne jemi të gatshëm t’ia pranojmë vetes. Për këtë arsye është më mirë t’i zbërthejmë dhe t’i shpjegojmë në mënyrë racionale. Është në rregull të pranojmë pse dhe me çka na tërheq dikush, por duhet të vlerësojmë edhe nëse na pengon kjo në jetën tonë reale.

Ëndërrimi për të panjohurit apo objektet e pastra seksuale është formë e hulumtimit të seksualitetit tonë dhe në asnjë mënyrë nuk është shqetësuese, thonë psikologët.