Ekskluzive: Zhurnal sjellë emrat e ambasadorëve shqiptarë

0

 Qeveria në seancën e ditës së sotme në rend të ditës ka edhe emërimin e ambasadorëve në selitë diplomatike të vendit nëpër botë pasiqë ndërvite Maqedonia e Veriut ka pasur bosh thuajse të gjithë selitë diplomatike duke i mbajtur ato me përfaqësues diplomatik të rangut më të ulët, shkruan Zhurnal.mk

Pas konsultave të shumta në mes të Ministrisë së jashtme, qeverisë dhe presidencës por edhe propozimeve nga ana e partive politike, me dritë jeshile të presidentit Pendarovski për të emëruar kështu diplomat të karrierës si ambasador, qeveria sot pritet të emërojë 23 ambasador nga gjithsej 40 vende të cilat janë pa përfaqësues diplomatik.

Siç jozyrtarisht mëson agjencia e Lajmeve Zhurnal, këto janë emrat që pritet të emërohen nesër për Ambasador dhe atë:

Milaim Fetai si ambasador në Zagreb të Kroacisë. Fetai është nga qyteti i Gostivarit, është profesor universitar ndërsa ka qenë anëtarë i Këshillit për radiodifuzion për disa vite me rradhë.

Teuta Agai Demjaha si ambasador në Gjenevë të Zvicrës. Demjaha është nga qyteti i Shkupit, ndërsa punon në komunën e Çairit në sektorin për bashkëpunim ndërkombëtarë.

Rami Rexhepi si ambasador në Romë të Italisë. Rexhepi është nga qyteti i Tetovës, prej shumë vitesh punon si diplomat në Ministrinë e punëve të jashtme ndërsa ka qenë në detyrë si konzull në Budapest, zv.ambasador në Pragë dhe ambasador në Sarajevë.

Shaban Jashari si ambasador në Doha të Katarit. Jashari është nga qyteti i Kumanovës, prej vitesh punon si diplomat në Ministrinë e punëve të jashtme ndërsa ka qenë në detyrë si konzull në Stamboll dhe këshilltarë në ambasadën e RMV në Katar.

Ndërsa për ambasador në NATO, pritet të emërohet Dane Talevski.

Nga Qeveria dhe MPJ thonë se propozimet për ambasadorë të rinjë që do të vërtetohen në këtë turne janë me pëlqim të shefit të shtetit. Nga kabineti i Pendarovskit vetëm thonë se presin që Qeveria të dorëzojë propozimet për ambasadorë. Nëse presidenti i pranon propozimet e Qeverisë, MPJ do të duhet të kërkojë agreman për kandidatët nga shtetet ku do të kryejnë misionet e tyre. Pas marrjes së agremanit dhe përgatitjeve për marrjen e detyrave, duke përfshirë dhe prezentimin e tezave të ambasadorëve të ardhshëm para komisionit kuvendor për punë të jashtme, shefi i shtetit do të mund të nënshkruajë dekretet për dërgimin e ambasadorëve nëpër selitë tona diplomatike.  Kjo procedurë e gjatë në fakt krijon paqartësi nëse ambasadorët e rinjë do të arrijnë të marin funksionet e tyre para shpërbërjes së Kuvendit rreth 11 shkurtit.