Muzeu i Shtëpisë së Luftëtarëve, një model pune për ITSHKSH

0

“Rezistenca e popullit hebraik bashkë me solidaritetin ndërkombëtar që mundësoi të mbijetonin mijëra hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duhet të hulumtohen nga të gjitha dimensionet, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë një model të shkëlqyer ku do ti mbështesnin përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë”, tha për gazetën KOHA, dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH

Në ditën e dytë të qëndrimit në Jerusalem, delegacioni i ITSHKSH, i udhëhequr nga dr. Skender Asani, vizitoi Muzeu i Shtëpisë së Luftëtarëve, i themelua në vitin 1949 nga një komunitet e të mbijetuarve nga Holokausti me qëllim të njohjes të rezistencës heroike hebraike. Muzeu mban emrin e Itzhak Katzenelson, një poeti hebre që vdiq në Aushvic . Ky muze iu mundëson vizitorëve një lloj të ri të lidhjes me historinë e Holokaustit duke u përqëndruar në dëshminë e luftëtarëve.

Muzeu i Shtëpisë së Luftëtarëve është themeluar në vitin 1949, katër vjet para Yad VaShem, nga të mbijetuarit e Holokaustit që ishin vetë banorë të getove polake dhe veteranët e njësive partizane dhe si i tillë është i specializuar për të treguar historinë e rezistencës hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore që luftuan në ushtritë e forcave aleate. Ky Muze përfaqëson shprehjen më të lartë të angazhimit të themeluesve të saj për edukimin e Holokaustit në Izrael dhe në botë.

ITSHKSH, siç deklaroi dr. Skender Asani, po i shqyrton mundësitë që në të ardhmen të përdorë përvojat e këtij muzeu në hulumtimet që do të bëhen në kuadër të Departamentit për studimin Holokuastit. Sipas tij, rezistenca e popullit hebraik bashkë me solidaritetin ndërkombëtar që mundësoi të mbijetonin mijëra hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duhet të hulumtohen nga të gjitha dimensionet, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë një model të shkëlqyer ku do ti mbështesnin përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë.

Drejtuesit e këtij muzeu vunë në dispozicion të vizitorëve nga Shkupi të gjitha materialet e ekspozuara .
“Ne themeluam këtë shtëpi që do t’u tregonte brezave të rinj dhe atyre që do të vinin pas nesh, çfarë ndodhi dhe si ndodhi, dhe si duhet të vazhdojmë të jetojmë”, thanë drejtuesit e Muzeut të Shtëpisë së Luftëtarëve, gjatë bashkëbisedimit me dr. Asanin dhe shoqëruesit e tij.