Kapen 27 kg Drogë, ja emrat!

0

Me datë 08.12.2019 sipas një plani të hartuar më herët Qendra Rajonale Perëndim , Seksioni për Kriminalitetin Ndërkufitar, shtetasit e huaj dhe Rriatdhetësim-Ohër, në afërsi të fshatit Kazhan para udhekruqit për fshatin Gjavateë,   është ndaluar automjet i tipit Opel Vektra me targa RE-6182-AB ngjyre e zezë e drejtuar nga shtetasi  M.V(43) dhe si bashkëudhetar T.M(36) të dy nga R.e Shqipërisë. Gjatë kontrollit tëautomjetit në pjesën e pasme të automjetit janë gjetur dy canta pëlhure të zeza  në të cilat ka pasur 27 kg marihuanë  e përgatitur për ta transportuar në Greqi.

Pas dokumentimit te rastit nga ana e Qendrës Rajonale Perëndim , Seksioni për Kriminalitetin Ndërkufitar, shtetasit e huaj dhe Rriatdhetësim-Ohër   deri te Prokuroria Publike Manastir do të ngrejë aktakuze penale kundër shtetasve tëlartëpermendur për shkak të dyshimit të bazuar për  kryerjen e veprës penale  “prodhim të paligjshëm dhe shitje të lendeve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Brendëshme Ohër 

Merlina Islami