Mesazhi i Bebe Rexhës pas largimit nga Shqipëria

0


Ashtu sikurse shumë të famshëm të tjerë, edhe Bebe Rexha ndihmoi të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Këngëtarja vendosi që të shikojë vet se ku do të shkojnë paratë që i ka mbledhur me fondacionin e saj.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, të cilën e kishte realizuar në avion, teksa po kthehej në Amerikë.

“Duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Jam e lodhur por zemra ime është plot. Ndalesa e radhës për koncert është Chicago”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Bebe Rexha ka marrë përsipër ndërtimin e dy shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti.

RociTrade