Filloj rikonstruimi i Urës së Poezisë, R. Merko nuk ka të ndalur ! (FOTO)

0

“Ura e Poezisë” në Strugë është një nga urat që më së shumti i përmendet emri, kjo për efekt edhe të evenimentit të përvitshëm që zhvillohet aty, siç janë Mbrëmjet Strugane të Poezisë, ku emra të njohur të letrave nga mbar bota në vite kanë lexuar krijimet e tyre poetike. Ky objekt arkitektonik, i cili ka marrë edhe dimensionin kulturor prej kur është ndërtuar nuk ka parë asnjë ndërhyrje rrënjësore rinovuese, që do të prezantonte atë më denjësisht jo vetëm në ditët kur zhvillohet manifestimi tradicional i poezisë, por gjatë gjithë vitit. Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, me sa duket nuk di të ndalur,puna e që këto 2 vjetë tregon se qyteti po merr pamje krejt ndryshme, një ndër to është pikërisht dhe Ura e Poezisë e cila po i nënshtrohet një rekonstruksioni.

Sipas burimeve të www.strugalajm.org ky është veç fillimi pasi shum shpejtë do fillojnë dhe projekte tjera të cilat do realizohen për të mir të qytetit të Strugës.