Angela Martini 30 000 euro për viktimat e tërmetit në Shqipëri

0


Pas lajmërimit të disa artistëve në Kosovë por edhe paralajmërimit të Ermal Fejzullahut se do të jap 100 000 euro për viktimat në Shqipëri, modelja e shndërruar në shkrimtare Angela Martini ka qenë e famshmja e parë nga Shqipëria që ka ndarë një shumë të lartë për këto viktima

Modelja e shndërruar në shkrimtare Angela Maritni ka dhënë një donacion sonte për viktimat e tërmetit 6.4 ballësh të Rihterit në Shqipëri.

Modelja e njohur, ia ka bashkangjitur faturën këtij donacioni që e ka bërë në qeverinë shqiptare, derisa ka bërë edhe një postim tepër emocional.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 🙏 Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/”, ka shkruar Angela.

VilaEuropa