Ndahen çmimet e përgjegjësisë shoqërore,Bekteshi: Nga viti i ardhshëm masa shtesë

0

Ministria e Ekonomisë tashmë për të dymbëdhjetën herë ndau Çmimet për përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve.Ministri Kreshnik Bekteshi nw rrjetin social fejsbuk shkruan se ndërmarrjet vendore po mbajnë gjithnjë e më shumë përgjegjësi shoqërore dhe investojnë në programe që janë në interes të komunitetit në tërësi. Këtë vit, 23% e ndërmarrjeve që aplikuan për Çmimin e përgjegjësisë shoqërore janë kompani të reja, fakt ky që dëshmon edhe një herë se vetëdija e kompanive po përmirësohet. Si Ministri e Ekonomisë me Strategjinë e re të miratuar nga ana e Qeverisë, nga viti i ardhshëm do të krijojmë masa shtesë që do të inkurajojnë më shumë kompani që të investojnë në përgjegjësinë shoqërore. Urime për fituesit!