Nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në luftën kundër krimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë

0

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe homologu i tij gjerman Horst Zehofer, sot në Berlin nënshkruan Marrëveshje bilaterale ndërqeveritare për bashkëpunim në fushën e luftës kundër krimit, me të cilin vendosen parimet themelore për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat e sigurisë.

Siç kumton MPB, Spasovski në takimin me Zehofer potencoi se ky dokument ka rëndësi të posaçme jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Jashtëzakonisht e vlerësojmë mbështetjen që Ministria e Punëve të Brendshme federale dhe bashkësia e Republikës Federale Gjermane ia jep Ministrisë së Punëve të Brendshmesh të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, tha në takim ministri Spasovski.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është të zhvillojë dhe thellojë më tej marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, në pikëpamje të sfidave të përbashkëta në luftën kundër krimit ndërkombëtar, terrorizmit ndërkombëtar, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në ballafaqimin e migracionin e kundërligjshëm.

Kjo marrëveshje, siç thuhet kumtesë, do të mundësojë shkëmbim më të shpejtë të informacioneve ndërmjet institucioneve për zbatimin e ligjit në lidhje me personat e përfshirë nëpër vepra kriminale si dhe grupet e organizuara të autorëve dhe lidhjet midis tyre, me qëllim të parandalimit të kërcënimi thelbësor aktual për sigurinë publike.

Për më tepër, do të mundësojë mbështetje të ndërsjellë në urdhërarrestet për persona ose për sende të vjedhura dhe të humbura, gjatë zbatimit të veprimeve të koordinuara policore për të luftuar rreziqet e rendit dhe sigurisë publike, në luftën kundër migrimit të paligjshëm, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve, dhe në veçanti shkëmbimi i përvojave në fushat e forenzikës, parandalimin e krimit, si dhe në fushën e metodave të aplikuara, mjeteve dhe teknikave në kriminalistikë.

“Ministri Spasovski, në emër të ministrisë dhe në emrin e tij, i falënderoi homologët gjerman edhe për donacionin e ri në automjete dhe pajisje, me vlerë prej pothuajse 1,1 milionë euro, i rregulluar me marrëveshjen tashmë të nënshkruar për donacion mes të dy ministrive, i cili së shpejti do t’i dorëzohet për përdorim policisë kufitare”, kumton MPB.