Administrata Gjyqësore të premten do të protestojë për shkak të vendimeve të Këshillit të Buxhetit Gjyqësor

0

Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) dhe Shoqata e Administratës Gjyqësore për të premten paralajmërojnë protestë në të gjitha gjykatat në shtet me çka do ta thonë pakënaqësinë nga vendimet e Këshilli të Buxhetit Gjyqësor që ishin sjellë në dy muajt e kaluar.

“Pakënaqësia e të punësuarve në gjykatat kulminoi pas mbajtjes së seancës së fundit të Këshillit të Buxhetit Gjyqësor më 01.11.2019, në të cilën nuk u soll vendim final për realizim të pagesës së dakorduar të pjesës tjetër të të punësuarve pjesëmarrës në grevën e vitit 2016, edhe pse mjetet janë siguruar. Sindikata e AOGJSH-së dhe SHAGJ, të pakënaqur që edhe më tutje vazhdon trajtim jo i njëjtë i Këshillit të Buxhetit Gjyqësor si dhe si të harrojnë se në gjykatat punojnë administrata gjyqësore, shërbimi gjyqësor, personeli ndihmës-teknik, para së gjithash, KBGJ solli vendim me të dhëna jo të barabarta të pagave për gjykatat dhe administratën gjyqësore, me arsyetime se administrata në shtator ka marrë rritje në vlerë prej pesë për qind të pagës, ndërsa për këto shkaqe për shtator dhe tetor shtesat e pagës së gjykatësve të jenë në vlerë prej 10 për qind”, thonë nga AOGJSH-ja dhe Shoqata e Administratës Gjyqësore.

Protesta do të mbahet nga ora 09:30 deri në orën 11 në të gjitha gjykatat në shtet.