Ballina Aktualitet Gjenden emigrantë në rrugën Kumanovë-Tabanoc

Gjenden emigrantë në rrugën Kumanovë-Tabanoc

0

Policia e Maqedonisë zbuloi trafikim me emigrantë në rrugën Kumanovë-Tabanoc.

“Më 08.11.2019 në orën 7:45 në rrugën Kumanovë-Tabanoc, në afërsi të rrethrrotullimit, zyrtarët policorë nga stacioni policor për vëzhgim kufitar, kanë vërejtur një automjet ‘VW kombi’, me tabela të Shkupit, nga ku kanë dalë udhëtarë. Zyrtarë policorë gjatë kontrollit kanë vërtetuar se bëhet fjalë për gjashtë emigrantë”, njoftojnë nga policia, njofton Telegrafi Maqedoni.

Tre prej tyre kanë qenë nga Pakistani, dy nga Afganistani dhe një nga Irani.

Ata janë bartur në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.

MERLON