Zv.Drejtori i Agjencisë Selami: Do ta rrisim bashkëpunimin me Kosovën në bujqësi

0

 

Zv.Drejtori i Agjencisë për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Abdul-Selam Selami, priti në takim delegacionin e Ministrisë së Bujqësisë së Republikës së Kosovës, dhe disa fermerë, ku diskutuan për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Në takim, u fol për idetë dhe planet e dikastereve respektive si dhe për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive homologe.

Ky bashkëpunim i kontribuon jo vetëm zhvillimit të bujqësisë së dyja vendeve por edhe rajonit.

Ja postimi i zv.drejtorit Selami në fb:

“Sot, kam pritur në takim një delegacion nga Ministria e bujqësisë së Republikës së Kosovës në kuadër të të cilit ishin dhe disa fermer. Në bisedë e sipër, së bashku kemi ndarë idetë dhe kemi hartuar planet për një të ardhme më të shëndoshë dhe bashkëpunim më të frytashëm në sektorin tonë jo vetëm mes dy vendeve por edhe më gjerë në rajon.”