Dallimi mes R.Merko dhe Z.Sela !Dikur tender 3.5milion per kompanit e afërta me ASH duke mos bërë asgjë ndërsa sot rekonstruimi i brendshëm dhe jashtëm (FOTO)

0

Dallimi mes R.Merko dhe Z. Sela ! Dikur tender 3.5milion per kompanit e afërta me ASH duke mos bërë asgjë ndërsa sot rekonstruimi i brendshëm dhe jashtëm (FOTO)

Investimi tjetër kapital në Komunën e Strugës është në çerdhen 8-Marsi ku për dallim nga pushteti lokal i kaluar tash gjërat bëhen realitet dhe fondet e parapara i shohin të gjithë në investim si mbrenda dhe jashtë çerdhes krahasim nga e kaluara ku në letër kalon proekte të ndryshme por parat përfundonin në kompanitë e afërta me Aleancën për Shqipëtarët dhe liderin e saj Ziadin Sela duke mos bërë asnjë punë.

Në Çerdhen për fëmijë “8-të Marsi” në Strugë ku bëjnë pjesë Çerdhja “Dielli” dhe Çerdhja “Flutura”, me iniciativë të drejtorisë së çerdhes dhe me ndihmën e institucioneve komunale të Komunës së Strugës, ka filluar dhe po realizohet rekonstruimi dhe rregullimi i brendshëm dhe jashtëm i çerdhes. Në klasat e fëmijëve dhe ambientin tjetër rregullohet parketi dhe muret e brendshme, vendoset ndriçim i ri dhe bëhet dekorimi i ambientit, ndërsa në pjesën e jashtme bëhet pastrimi i të gjithë hapësirës së oborrit dhe përreth objekteve, bëhet vendosja e bekaton pllakave të reja në të gjitha hapsirat e nevojshme, tamponimi i disa pjesëve përreth objekteve, rregullimi dhe vijëzimi me ngjyrë i hapësirës përreth objekteve që do të shërbej për parkim dhe shumë aktivitete tjera për kushte më të mira për fëmijët. Gjithashtu në këtë periudhë është realizuar donacion, janë donuar lojra për fëmijët dhe shumë shpejt do të sigurohen dhe realizohen investime dhe donacione tjera për inventar të brendshëm dhe lojra të ndryshme. Nga ana e drejtorisë së çerdhes deklarojnë se edhe në të ardhmen rregullisht do të punohet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e çerdhes, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët.