Ja kush do të jetë zv/Ministri i Shëndetësisë pas Asim Musës

0

Ja kush do të jetë zv/ministri i shëndetësisë pas Asim Musës

Pas dorëheqjes së zv. Ministrit të Shëndetësis Dr. Asim Musa pritet që në ditët në vazhdim të bëhet emërimi i ri në këtë pozicion, emërim që i takon degës së BDI-së në Strugë.

Në këtë post, redaksia e strugalajm.org nga burime partiake mbrenda Bashkimit Demokratik për Integrim mëson se përflitet për disa emra të cilët janë në garë për pozicionin zëvendës Ministër i Shëndetësis ,ndër emrat që përmenden janë: Rexhep Dauti , Blerton Asani, Osman Murtezai, Egzon Asani.

Pritet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të bëhet dhe emërimi i zëvendës ministrit të shëndetësis, emër i cili do ketë marr dhe miratimin e degës së BDI-së.