Maqedonia e Veriut me pagën më të ulët në rajon

0

Sipas të dhënave zyrtare, pagat më të larta mesatare në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa më të ulëtat në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnjë.

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika të Sllovenisë, paga mesatare është 1.114 euro dhe është i vetmi shtet në rajon që tejkalon 1.000 euron. Paga mesatare në Slloveni është dyfish më e madhe se paga mesatare gati e të gjitha vendeve të Ballkanit, përveç Kroacisë që ka pagën mesatare 900 euro.

Pas Sllovenisë vijon Kroacia, anëtare e BE-së nga Ballkani perëndimor, e cila sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare për muajin gusht ka qenë 6.438 kuna apo 864 euro.

Pas Kroacisë vjen Mal i Zi me pagë mesatare 517 euro, Bosnja dhe Hercegovina me 925 marka, apo 472 euro dhe Serbia me 54.111 dinarë apo 460 euro.

Paga mesatare e Maqedonisë e cila radhitet e fundit është 25.127 denarë dhe është shteti me pagën më të ulët në rajon.