Ulje e madhe e çmimeve për shërbimet për energjinë elektrike në Maqedoni

0

Edhe pse fillimisht u njoftua se kyçja për energji elektrike do të ulet në 400 euro, ajo do të jetë më lirë dhe në vend të 500 eurove sa ka qenë deri tani, ajo do të kushtojë 370 euro.

Ky vendim është marrë sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë për shumat që përdoruesit duhet t’i paguajnë për kyçje standarde në energjinë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj, prej sot, nëse jeni të shkyçur për shkak të faturave të papaguara, më nuk do të paguani 1700 denarë për rikthim në sistem, ose 2000 denarë që të ktheheni në sistem të njëjtën ditë, por kjo do të jetë vetëm 440 denarë edhe atë për afat sa më të shkurtë të mundshëm.

Gjithashtu, prej sot nuk do të ketë kyçje jostandarde për energjinë elektrike, e cila është paguar më shumë se 2 mijë euro. Për këtë tani të gjithë do të duhet të paguajnë 370 euro, pavarësisht vendndodhjes.

Po ashtu do të ulet edhe çmimi për ndarjen e njehsorëve. Ky shërbim tani do të kushtojë 200 euro, në vend të 500 eurove sa ka qenë më parë.