Braho në mbështetje të Asim Musës: Anal-istët e qimes në kashtë!

0

Nga Armand Braho/ Anal-istët e qimes në kashtë!
Na shpërtheu opinioni publik sot në Strugë dhe në Maqedoninë e Veriut, për gjoja “korrupsionin” që i shkaktoi shtetit, “dëmin” më të madh në historinë e tij. Dal hapur sot në mbështetje të Dr.Asim Musa, duke e njohur personalisht nga afër, si njeri dhe profesionist i shkëlqyer. Duke u nisur nga pamjet e trasmetuara në emisionin Fiks Fare, më vjen ndërrmend “Skandali Pango”, ku i njëjti emision u detyrua nga gjykata të konpezonte dëmin e shkaktuar kundrejt tij.
Fiks Fare-n e ftoj të shkojë në të gjitha spitalet në Republikën e Shqipërisë dhe ta shohi vërtet çdo të thotë korrupsion. Vërtet tani kam kuptuar që Fiksi, vihet në lëvizje dhe e ndalon lëvizjen vetëm kur një shumë e majme hyn në mes. Nëse nuk paguan, Fiksi nuk investigon, ose nëse paguan fiksi e ndalon publikimin e investigimit. Por këtë populli i thjeshtë nuk e kupton, që paraja e madhe luhet atje ku luhet loja. Sot anal-istët e Strugës dhe mbarë, e çthurën gojën dhe treguan qartë njeriun e “kulturuar të kafeneve” që fillojnë hërët në orët e mëngjesit dhe mbarojnë në të gëdhirë muhabetet në kafene…
Le të flasim për veprimin e Dr.Musës. A e dini ju që për atë veprim duhe të dënohet ai që me dëshirën e tij të montuar dha 50 euro? A e dini ju që ai person paraprakisht duhet të rregjistrohet për konsultë si shtetas i huaj dhe më pas të takohet me mjekun? A e dini ju që ai shtetas ka shkelur ligjin duke hyrë në një shtet tjetër enkas për tu kuruar? Jo, këto nuk i di as Fiksi! Ftoj këdo që të vërtetojë se ai person ka qënë një pacient dhe unë personalisht heq dorë nga gazetaria.
E mbështes Dr. Asim Musa, se e kuptoj sa hije të rëndë ka mosmirnjohja dhë “atentati”. Gjithesi shpresoj që vërtet dikush mos bëhët për të shkuar tëk një mjek, se atëhërë do ta kuptoj vlerën e atij që mundohen të poshtërohet.