Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina Aktualitet Maqedoni: Thatësira “kërcënon”, numri i bletëve po zvogëlohet

Maqedoni: Thatësira “kërcënon”, numri i bletëve po zvogëlohet

0

Në korrik dhe gusht të këtij viti bota e bimëve ishte pothuajse e vdekur, nuk kishte lule. Kjo ndikon negativisht te bletët, në zhvillimin e tyre, ndërpritet pjellshmëria, bletët e vjetra vdesin, nuk ka të reja, ndërsa numri i familjeve zvogëlohet, shprehen bletarët duke folur për ndikimin e ndryshimeve klimatike në bletari.

Ndryshimet klimatike ndikojnë në prodhimin e mjaltit, ato veçanërisht nuk janë të përshtatshme për bletët, thonë bletarët. Sipas tyre, ndryshimet që pasohen nga vera të thata e shumë të nxehta, me reshje shumë të ulëta në vjeshtë dhe pranverë dhe me reshje jashtëzakonisht të ulëta të borës në dimër, reflektohen edhe në bletari.

“Me këto ndryshime problemi i bletarisë nuk pasqyrohet vetëm në rendimentin e mjaltit, nëse është vetëm kjo, atëherë problemi nuk është edhe aq i madh, problemi më i madh është rritja e vdekshmërisë së bletëve gjatë dimrit, si rezultat i mungesës së kullotave gjatë verës. Në korrik dhe gusht të këtij viti bota e bimëve ishte pothuajse e vdekur, nuk kishte lule. Kjo ndikon negativisht te bletët, në zhvillimin e tyre, ndërpritet pjellshmëria, bletë të vjetër vdesin, nuk ka të reja, numri i familjeve të bletëve zvogëlohet”, deklaroi për KOHA, Ilço Kostadinovski nga Shoqata e bletarëve “Matica” dhe pronar i bletarisë “APIKA” nga Vinica. Ai thekson se rendimentet janë ulur, por bletarët duhet të përkushtohen në mbrojtjen e bletëve, në mënyrë që t’i shpëtojnë ata në këtë kohë të vështirë të ndryshimeve klimatike.

Driton Dikena nga Shoqata “Qyteti Bletëve” thotë se duke e parë lidhjen e ngushtë të bletës me kushtet klimatike, mund të konstatohet se ndryshimet e fundit në klimën botërore, drejtpërdrejt ndikojnë mbi biologjinë dhe filozofinë e bletëve, si dhe në sjelljen e tyre, riprodhimin dhe ciklin e jetesës. “Ndryshimet klimatike çojnë në atë drejtim sa që janë duke e prishur ekuilibrin e bletës dhe lules. Ndryshimet e shpeshta të temperaturës gjatë ditës apo për një periudhë kohore, javë ose muaji, bëjnë që bleta të mos mund të organizohet te mbledh nektarin nga lulja, ku ushqimi kryesor i zhvillimit të kolonisë së bletës, nektari, vihet në rrezik”, deklaroi për “Koha”, Driton Dikena, nga Shoqata “Qyteti i bletëve”.

Nga ana tjetër ekspertët vlerësojnë se bletët e mjaltit janë të kërcënuar nga shpërthimi i sëmundjeve të reja për shkak të migrimit të disa shkaqeve të sëmundjes nga klimat tropikale në ato të buta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. “Bletarët duhet të monitorojnë më nga afër dhe çdo ndryshim të pazakontë në familjet e bletëve duhet ta raportojnë në shërbimet kompetente veterinare”, thonë për KOHA, nga Fakulteti i studimeve të Bujqësisë dhe ushqimit në Shkup. Për tu përballuar me ndryshimet klimatike dhe mungesën, gjithnjë e më shumë të bimëve me të cilat ushqehen bletët, bletarët besojnë se do të ishte mirë që të mbillnin akacie, faselie, hikërror, panxhar sheqeri etj, me qëllim që ruhet kualiteti i mjaltit, si dhe të parandalohen kërcënimet nga ndryshimet klimatike. Përndryshe, bletarët e Maqedonisë së Veriut, plasmanin e mjaltit e bëjnë vetëm se në tregun vendor, ndërsa për eksport ata thonë se kanë nevojë edhe për mbështetje nga autoritetet.

Nabizi1