Danimarka do të fillojë kontrollet në kufirin me Suedinë

0

Danimarka pas Gjermanisë do të fillojë kontrollet edhe në kufirin me Suedinë, transmeton Anadolu.

Duke filluar që nga 12 nëntori do të ushtrojë kontrolle në kufirin e saj me Suedinë. Kontrollet do të jenë të përkohshme, njoftohet në një deklarate me shkrim nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës.

Pas fillimit të fluksit të refugjatëve në vitin 2015, Danimarka që nga 4 janari 2016 e deri më sot zbaton ushtrimin e kontrolleve në kufirin me Gjermaninë.

Suedia nisi kontrollet kufitare për Danimarkën dhe Gjermaninë më 12 nëntor 2015 pavarësisht se Danimarka nuk kishte zbatuar kontrolle në kufirin e saj me Suedinë.

Në fillimin e kontrolleve kufitare të Danimarkës thuhet se kanë ndikuar luftërat në rritje të bandave në vend që kanë lidhje me organizatat kriminale në Suedi si dhe 13 shpërthimet që kanë ndodhur që nga muaji shkurt e deri më tani.

RociTrade