Qeveria ka kërkuar shtyrjen e mendimit të Komisionit të Venecias që të analizojë draft vërejtjet

0

Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se Qeveria ka kërkuar shtyrjen e mendimit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që të ketë kohë t’i analizojnë vërejtjet e Komisionit të dhëna në draft versionin dhe të përgjigjet në to. Në çdo rast, tha, qëndrimi përfundimtar dhe mendimi i Komisionit mund të pritet deri në fund të vitit dhe Qeveria zotohet se do ta zbatojë.

“Qeveria këtë e kërkoi për shkak kohës së nevojshme t’i analizojmë argumentet e tyre dhe t’i japim qëndrimet tona dhe thamë se do ta presim mendimin përfundimtar. Ne informuam se draft versioni është dorëzuar te ne, na duhet kohë t’i shohim analizat, sepse Komisioni i Venecias qëndrimet e tij i bazojnë me argumente, rregulla evropiane dhe norma si dhe praktikën evropiane, por gjithashtu e analizojmë sistemin tonë çfarë mund të bartin kapacitetet e tij. Kështu që matja e fitimit të së drejtës kundrejt të drejtës së përdorimit të gjuhës, nëse e rrezikon atë të drejtë atëherë shtrohet pyetja a ju duhet qytetarëve”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media në Qeveri.

Ne shtoi Zaev, do të bëjmë analiza nëse kemi kapacitet të mjaftueshëm dhe menjëherë do të japim përgjigje. Presim, tha kryeministri, që deri në fund të vitit, sipas informacionit që e morëm, do të vijë edhe mendimi përfundimtar.