Dhjetë mijë familje në Tetovë, Manastiri, Kërçovë dhe Shkup do të marrin 1.000 euro për furnizimin e klimave

0

Qeveria në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e zbatimit të masës ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me klimë për amvisëritë në Komunat e Manastirit, Kërçovës, Tetovës dhe Bashkisë së Shkupit, që përdorin pajisje joefikase energjetike për nxehje, që ndikon në ndotje e ajrit.

Për realizimin e kësaj mase, Qeveria i rekomandon Këshillit Drejtues të ‘Ad Elektranat e Maqedonisë së Veriut’, që të merr vendim për sigurimin e mjeteve në vlerë prej 618.000.000 denarë për subvencionimin e klimave, si dhe të merr vendimin për sigurimin e mjeteve për fushatë edukative për kontributin e zbatimit të kësaj mase.

Me qëllim që të sigurohet transparenca dhe përfshirja në këtë realizim të kësaj amse, Qeveria thirr Këshillin për bashkëpunim dhe sektorin civil, të nominojnë dy organizata ekologjike të përfshihen në zbatimin e kësaj mase.