Cila është diferenca ideale e partnerëve për të pasur një martesë të lumtur?

0

Një bashkëshort i ri dhe tërheqës nuk mund të të bëjë të lumtur gjatë gjithë jetës, sipas një studimi të ri

Një studim i ri ka zbuluar se sa më e madhe të jetë diferenca mes një çifti, aq më shumë shtohen problemet e një martese të lumtur, ndërsa ato çifte që kanë diferencë mes tyre brenda një dekade, kanë gjasa për të qenë të lumtur për një kohë të gjatë.

“Kënaqësia martesore bie më shpejt me kalimin e kohës, si për burrat, ashtu edhe për gratë që kanë diferenca të mëdha në moshë me bashkëshortët e tyre, në krahasim me ata që kanë diferenca më të vogla”,- tha për “Fatherly” një bashkautor i studimit, Terra McKinnish, profesor i ekonomisë në CU Boulder.

“Kjo rënie e kënaqësisë fshin nivelet fillestare më të larta të kënaqësisë në fillim të martesës për burrat dhe gratë me bashkëshortë më të rinj.”

Për më tepër, studimet paraprake sugjerojnë se dëshira për një partner shumë më të ri është kryesisht një gjë djaloshare.

Punonjësit socialë holandezë pyetën burra dhe gra në vitet 20, 30, 40, 50 dhe 60 të tyre, se çfarë konsideronin ata moshën ideale për një partner afatgjatë. Të dyja gjinitë, preferuan bashkëshortë të përshtatshëm për moshën, por burrat, siç pritej, preferonin partnere më të reja kur bëhet fjalë për histori të shkurtra.

Për këtë studim, McKinnish analizoi për 13 vjet 8,682 familje në Australi. Rezultoi se burrat dhe gratë me partnerë të rinj ishin më të kënaqur me martesat e tyre në fillim, burrat dhe gratë me bashkëshortët më të vjetër ishin më pak të kënaqur.

Fatkeqësisht, këta burra dhe gra të kënaqur me bashkëshortë më të rinj nuk kanë ku të shkojnë, por poshtë. Pasi martesat e tyre arrinin diferencën nga gjashtë deri në 10-vjeçare, boshllëqet më të mëdha në moshë panë një rënie shumë të mprehtë të kënaqësisë – veçanërisht kur kishte probleme parash.

“Ka të ngjarë që çifte të tilla me diferenca të mëdha moshe të jenë më të prekshme nga goditjet ekonomike, pasi ato kanë të ardhura familjare relativisht më të ulëta në krahasim me çifte me moshë të ngjashme, dhe gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të jenë familje me pak të ardhura “,- tha për studimin Wang Sheng Lee nga Universiteti Deakin, në Australi.

Sa i përket diferencës ideale të moshës për lumturinë martesore, Lee dhe McKinnish janë të pasigurt.

Një studim i mëparshëm tregon se “pika e ëmbël” mund të jetë rreth një vit. Çiftet me një vit diferencë mes tyre kishin një shans prej 3 për qind për ndarje, krahasuar me 18 për qind për çiftet që kanë një diferencë 5 vjet, 39 për qind për çiftet që kanë një diferencë me 10 vjet dhe 95 për qind për çiftet që kanë 20 vjet diferencë.

Prapëseprapë, këto numra paraqesin mesatare dhe tendenca, por nuk mund të jenë parashikues të suksesit martesor.

“Nëse dikush është konservator dhe beson në statistika mbi mesataret si një udhëzues, atëherë të kesh një hendek më të vogël në moshë, një martesë më të predispozuar për të qenë e suksesshme”,- thotë Lee. Por “gjithmonë do të ketë përjashtime nga norma.” /Telegrafi/