Arrestohen 4 persona në Pallçisht të Poshtëm me kokainë

0

Sot (9-tetor) rreth orës 04 e 30 minuta, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pjestarët e policisë nga Sektori pëe punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin S.Sh., 22-vjeçarin A.R. 27-vjeçarin A.S. nga fshatrat Kopanicë e Shkupit dhe Bojanë dhe 23-vjeçarjn M.J. nga fshati Pallçisht, të cilët kanë udhëtuar me veturën ,,Ford,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar personi A.S.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës është gjetur kokainë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policorë-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet edhe parashtresa adekuate.

ENKELED