Nesër fillon sezoni i ngrohjes në Shkup

0

Për shkak të rënies së temperaturës, nga nesër fillon sezoni i ngrohjes për konsumatorët e lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup, i cili është duke u operuar nga BEG, thonë ndërmarrja.

Sipas rregullave për furnizimin me ngrohje, shpërndarja e ngrohja tek konsumatorët mund të fillojë para 15 tetorit, por jo para 1 tetorit, nëse temperatura mesatare e parashikuar për ditën tjetër është e barabartë me ose më pak se 12 gradë celsius, sipas të dhënave nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

BEG u bën thirrje konsumatorëve që kanë defekte të instalimit të brendshëm të ngrohjes që t’i largojnë ato sa më shpejt që të jetë e mundur dhe t’i raportojnë ato në qendrën e kujdesit ndaj konsumatorëve.