Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina Aktualitet Puka – destinacioni i mbi 6 mijë turistëve në qershor-shtator të këtij...

Puka – destinacioni i mbi 6 mijë turistëve në qershor-shtator të këtij viti

0

Qyteti verior i Pukës, i cilësuar një aventurë e bukur turistike e çdo stine, është kthyer në qendër atraksioni turistik për vizitorët vendas e të huaj.

Zyra e turizmit në Bashkinë e Pukës, tha për ATSH-në se për sa i përket numrit të turistëve të huaj dhe vendas, të cilët kanë vizituar territorin e bashkisë Pukë, sipas të dhënave që kanë mbledhur nga operatorët turistikë, rezulton se gjatë periudhës qershor-shtator Puka është vizituar nga mbi 6 mijë turistë vendas e të huaj.

“Nga këta vetëm 4 416 turistë u akomoduan në hotelet dhe bujtinat e qytetit, rreth 1 mijë turistë qëndruan periferi të qytetit apo fshatra me rulotat e tyre. Ndërsa guidat ditore të turistëve në qytet raportojnë se gjatë verës që lamë pas kanë pritur rreth 1 mijë pushues, kryesisht të rinj që kanë zhvilluar ture ditore”, thekson zyra e turizmit.

Rreth 2 500 kanë qenë turistë të huaj, nga vende të ndryshme si Gjermania, Austria, Polonia, Çekia, Italia, etj, të cilët kanë vizituar pikat turistike dhe monumentet e shumta kulturore që ky qytet ofron.

MERLON