Shkup, dy të lënduar në shtatë aksidente të ndodhura

0

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe gjashtë persona me lëndim më të lehta në shtatë aksidente që kanë ndodhur në Shkup.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë, dy vozitës që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 10 vozitës para se të marrin lejen e vozitjes, një fillimtar dhe gjashtë automjete të paregjistruara

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 53 gjoba ndërsa me automjetin special ‘Karoteci’ janë ngritur 44 automjete.

Gjithashtu janë dënuar edhe një vozitës që ka kaluar udhëkryqin në të kuqe, tre shoferë që nuk kanë dhënë përparësi kalimi, tre shoferë për tejkalim jo të rregullt, një motoçiklist për mospërdorim të helmetës, 12 shoferë për mospërdorimin e rripit të sigurisë gjatë vozitjes dhe 12 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes së veturave.