Pritet që brenda dy vjetësh “Kullat e Markut” të jenë në listën e përhershme të UNESKO-s

0

Prilepi është nikoqir i tubimit shkencor ndërkombëtar dyditësh “Qytetet e vona mesjetare në pjesët qendrore të Gadishullit Ballkanik, zhvillimi dhe struktura e gjenezës”, në të cilën  hulumtimet e tyre shkencore  i nxjerrin 27  pjesëmarrës nga Greqia, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe nga vendi ynë.

Sipas Branko Risteski, drejtor i Institutit të Prilepit për kulturë  të vjetër sllovene, organizator i konferencës, e cila filloi dje, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, qëllimi është të risqarohet mirë Prilepi mesjetar.

Qëllimet përfundimtare e prekin çështjen e kompleksit “Kullat e Markut” i cili pretendon të jetë në listën e përhershme të UNESKO-s. Ristevski sqaron se sipas rrjedhës së fazave, pritet  për një vit-dy të arrihet ajo që dëshirohet.

Prilepi dëshiron të pozicionohet  në kongresin shkencor të turizmit me tema nga trashëgimia kulturore.