Këngëtari Skifter Etemi me dy këngë të reja, njëra duet… Ja detajet!

0

Këngëtari  i njohur i këngës popullore, Skifter Etemi së fundmi ka paralajmëruar daljen e dy këngëve të reja të tij. Këto këngë priten të bëjnë bujë ne arenën muzikale popullore.

Për redaksinë Strugalajm.org, artisti Strugan ka deklaruar se njëra nga këngët vjen në duet më bilbilin e jugut Paro, ku kjo këngë do të titullohet “Me tokat tona nuk ka pazar”. Ndërsa kënga tjetër është në solo  nga vetë këngëtari Skifter Etemi. Këngët e reja të artistit nga Struga do të lançohen në kanalin e youtubit më të madh Shqiptar “ARKIVA”.

Skifter Etemi njihet për karrierën e tij shumë të gjatë në fushën e muzikës popullore, ku jo rrallë hërë ka fituar shumë   çmime në festivale prestigjoze, tashmë audienca e këngëtarit nga Struga, është e përhapur kudo në botë. Prej vitesh Skifter Etemi ka shoqëruar gëzimet familjare dhe ka qënë pjesë e sofrave festive në shtëpitë tona.

I pyëtur nga redaksia jonë, këngëtari i mirënjohur, ka deklaruar se do i qëndëroj besnik zhanërit popullor dhe në këngët e reja që priten të lançohen./Strugalajm.org