Ballina Aktualitet Gostivar, arrestohen një diler dhe një grabitës

Gostivar, arrestohen një diler dhe një grabitës

0

Policia e Gostivarit ka arrestuar dy persona, një diler dhe një grabitës që tashmë ishin të dënuar për veprat e bëra.

ABBA

Siç njoftojnë nga MPB, arrestimi i parë ka qenë rreth orës 13:00 në rrugën ‘Çede Filipovski’ ku është arrestuar 35 vjeçari i cili më herët ka qenë i dënuar për veprën penale e vjedhjes së rëndë

Dy orë më vonë, në rrugën ‘Sedek Kostovski’ në Gostivar ka ndodhur edhe një arrestim. Policia ka arrestuar 31 vjeçari e dënuar nga gjykata për shitje drogë.

Të dy të arrestuar janë bartur në burgun e ‘Tetovës’ për mbajtjen e dënimit.