Gjatë fundjavës 27 aksidente në Shkup, një person humb jetën

0

Një person ka ndërruar jetë në një nga 27 gjithsej aksidente në komunikacion që ndodhën gjatë fundjavës në rrethinën e Shkupit njoftojnë nga SPB Shkup. Nga këto aksidentet edhe dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës policia ka sanksionuar 72 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes, ndërsa janë larguar 50 shoferë nga komunikacioni të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 58 para se të pajisen me patentë shoferë.

Janë sanksionuar edhe tetë vozitës të cilët kanë kaluar në semaforë të kuq, tre për shkak se nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve.

Policia ka sanksionuar edhe 194 shoferë të cilët ishin parkuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 152 prej tyre.