Sulmi në fabrikat e naftës në Arabinë Saudite ul prodhimin, pritet rritja e çmimit

0

Arabia Saudite ka përgjysmuar prodhimin e naftës dhe të gazit pas sulmeve me dronë në dy prej fabrikave të mëdha të naftës të drejtuara nga kompania shtetërore “Aramco”.

Ministri i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, tha se sulmet kanë ulur prodhimin e naftës së papërpunuar për gati përgjysmë, raporton BBC.

Një zëdhënës i rebelëve Houthi në Jemen tha se kanë lëshuar 10 dronë për sulmet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, fajësoi Iranin për sulmet duke thënë se nuk ka ndonjë dëshmi se sulmet kanë ardhur nga Jemeni, transmeton Koha.net.

E pas këtij sulmi, një analizë nga BBC-ja thotë se çmimi i naftës do të pësojë rritje.

Aramco, thotë BBC, nuk është vetëm prodhuesi më i madh i naftës në botë, por është edhe një prej bizneseve më profitabile në botë.

GEGA