Nuk i ndal kush 15 ndeshje radhazi pa humbje, Kosova fiton ndaj R.Çeke 2:1 !

0

Kosova në delirium. Kosova po shkon drejte EURO 2020. FEstë në Prishtinë këtë pasdite, Kombëtarja e Kosovës e mposhti Republikën Çeke 2-1 në fushën e saj dhe fitoi pikë të mëdha, jashtëzakonisht të rëndësishme në betejën për dy vendet e para në Grupin A.

Përndryshe Çekia shkoj në avantazh e para me golin e P.Shick në minutën e 16-të, ai shënoi shpejt duke tronditur skuadrën vendase, por ishte shumë e shkurtër festa, vetëm katër minuta. Vedat Murici bëri maksimumin dhe solli rezultatin e një situate të vështirë. Me atë 1: 1 ata shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë një luftë e madhe në fushë në stadiumin Fadil Vokrri por përzgjedhja e vendasve përmes Mergim Voivoda në minutën e 67-të arriti të sjellë një eufori të paparë në stadium duke shënuar dhe golin e dytë.

Tani Kosova është e para në tabelë në Grupin A me 8 pikë, por Anglia ka dy ndeshje më pak dhe ka 6 pikë, Republika Çheke është e treta me 6 pikë por me katër ndeshje të luajtura ashtu si Kosova.