Komuna e Strugës përgënjeshtron Ministren për punë dhe politik sociale Mila Carovska

0

Komuna e Strugës e sheh të arsyeshme për të reaguar pas reagimit të Ministres Mila Carovska se qeveria ka buxhet por mungojnë projektet. Një reagim i till nga ana e Ministres nuk është i arsyeshëm pasi që Komuna e Strugës jo vetëm që ka aplikuar me projekt në Ministrin për punë dhe politik sociale por edhe disa herë kanë vizituar këtë institucion për të siguruar një çerdhe në Komunën e Strugës, përcjell Zhurnal.mk.

Aplikimi është bërë që në muaj qershor të vitit 2018. Nga ana e Ministrisë asnjëherë nuk kanë siguruar mbështetje për një projekt që është i domosdoshëm pasi që në Komunën e Strugës janë më shumë se 400 fëmijë të cilët presin për tu regjistruar. Komuna siguron Ministren Mila Carovska se po me të njëjtin projekt do ri aplikoj dhe do pres një përgjigje tjetër nga ana e Ministrisë për Komunën e Strugës.