Facebook: Rrjedhin 200 milionë numra telefoni të përdoruesve

0
BERLIN, GERMANY - SEPTEMBER 12: A visitor uses a mobile phone in front of the Facebook logo at the #CDUdigital conference on September 12, 2015 in Berlin, Germany. The world's largest social media network was launched by Mark Zuckerberg and his Harvard College roommates in 2004, and had its initial public offering in February 2012. (Photo by Adam Berry/Getty Images)

Kompania e njohur përsëri ka probleme të mëdha me sigurinë në internet dhe mbrojtjen e të dhënave. Facebook ka konfirmuar se rreth 200 milionë numra telefoni të përdoruesve përfunduan në një bazë të pasigurt të të dhënave në internet.

Aty gjithashtu thuhet se janë numrat e telefonit të rreth 18 milionë përdoruesve të Facebook nga Britania e Madhe. Zyra e komisionarit të Informacionit britanik njoftoi se kishte njoftuar edhe kolegë nga Republika e Irlandës, pasi zyra irlandeze aktualisht përgjegjëse për të analizuar sjelljen e Facebook në Bashkimin Evropian.

Baza e të dhënave me numrat e telefonit dhe të dhënat e identifikimit të Facebook u zbulua në një server që nuk kishte mbrojtje për fjalëkalim.

Sapo u publikua lajmi i kësaj baze të të dhënave, ajo u “largua” nga interneti.

Në prill 2018, Facebook hoqi mundësinë që lejonte përdoruesit të kërkonin njerëz në rrjetin social duke shtypur një numër telefoni.

Në atë kohë, kompania njoftoi se ishte puna e “individëve me qëllim të keq” që kishin abuzuar me opsionin e përmendur. Këta individë, sipas Facebook, kishin vite që grumbullonin të dhëna dhe numra telefoni nga rrjeti social.

Kushdo që la numrin e telefonit në informacionin e profilit të tyre në Facebook ishte një “viktimë” e mundshme, transmeton KosovaPress.

Dyshohet gjithashtu se baza e të dhënave e zbuluar së fundmi është krijuar falë këtij opsioni kërkimi në Facebook.