Maqedoni, stimul për paga më të mëdha dhe punëtorë të motivuar – zhvillim ekonomik apo popullizëm

0

Më shumë para tek qytetarët, përkrahje për biznesin për hapje të reja të vendeve të punës, paga më të mëdha në sektorin privat dhe në atë publik.

Më argumente të tilla, Qeveria e paraqiti dje ribalancin e buxhetit. Opozita, ndryshe nga pushteti, buxhetin e projektuar e cilëson si popullist për shkak se për projekte afatshkurta janë ndërprerë projekte zhvillimore me uljen e 50 milionëve nga investimet kapitale.

Masa kyçe e Qeverisë është subvencionimi i kontributeve për stimulimin e pagave në sektorin privat, që do të zgjasë tre vjet, do ta motivojë forcën punëtore dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të ekonomisë zezë. Me buxhetin e projektuar ka më shumë para edhe për politikat aktive për punësimin vreshtarëve, barnave për sëmundje të rralla etj.

Për këto masa, janë marrë 3.27 miliardë denarë apo rreth 50 milionë euro nga investimet kapitale dhe nga 420 milionë euro të projektuara tashmë tek investimet kapitale kemi 370 milionë euro.

“Kur investoni në projekte që janë të rëndësishme për qytetarët, kur njerëzit janë të motivuar për punë, kur secili segment i shoqërisë bëhet i angazhuar, kjo sjell edhe zhvillim ekonomi”, tha Zaev duke prezantuar masën ku me 400 milionë denarë do të subvencionohen kontributet e punëtorëve që do t’u rriten pagat deri në 100 euro.

Rritja dhe zhvillimi ekonomi, shtoi Zaev, sjell edhe motivim për të punësuarit në sektorin publik, të cilët me pagën e shtatorit kanë rritje prej pesë përqind.

Maqedoni, arsimtarët me rebalancin e buxhetit do të marrin rritje të pagave prej vetëm 5 përqindMaqedoni, arsimtarët me rebalancin e buxhetit do të marrin rritje të pagave prej vetëm 5 përqind

Ministrja e re e Financave, Nina Angellovska, tha se masa për subvencionimin e pagave duhet të ndihmojë biznesin në mbajtjen e kuadrit cilësor dhe motivim për të punësuarit.

Opozita maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Zaev dhe ministres Angellovska, duke thënë se kanë shkurtuar projektet zhvillimore, siç janë investimet kapitale, për të pasur masa populliste që kanë efekte të shkurta.

“Plani i Zaev është bartja e parave në shpenzime joproduktive që ta minimizojë pakënaqësinë nga korrupsioni në kabinetin e tij”, thonë nga OBRM-PDUKM dyke pyetur se sa probleme do të hapen me këto masa të reja.

Ribalanci i buxhetit bazohet në një parashikim prej 3.5 përqind të rritje ekonomike, të ardhurat totale janë planifikuar të jenë 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë përcaktuar të jenë 228.3 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është i pandryshuar në 2.5 përqind të BVP-së.