Moti në Maqedoninë e Veriut

0

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare.

Temperatura gjatë mëngjesit do të jetë prej nëntë deri 17 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të jetë prej 26 deri 36 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare ku do të fryjë erë në drejtim perëndimor ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 35 gradë celsius.Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë stabil, kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla. Gjatë mëngjeseve do të jetë më freskët ndërsa temperatura gjatë ditës do të jetë më ngrohtë me rrënje të ndjeshme të temperaturave.