Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

0

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Arkivave në Stamboll, prej së cilës ka marrë plot 350 mijë dokumente që i përkasin periudhës osmane.

Drejtori i Arkivave, Ardit Bido, tha se këto dokumente janë shumë të rëndësishme, pasi hedhin dritë mbi historinë e panjohur të pushtimit osman në Shqipëri. Sipas tij, në vazhdim do të vijnë nga Stambolli të tjera dokumente të kësaj periudhe dhe të gjithë historianët e studiuesit do të gjejnë gjithçka në Arkivat shqiptare.

Gjatë vitit 2016 u morën rreth pesëmijë dokumente. AKSH përmban sot tërësinë e dokumenteve pas pavarësisë, por edhe tërësinë e dokumenteve gjatë periudhës osmane.

“Asnjë studiues s’do duhet të shkojë në arkiva të tjera, do t’i ketë të gjitha këtu për Shqipërinë në periudhën osmane. Dokumentet që kanë ardhur janë të njëjta me origjinalet. Asnjë dokument i periudhës osmane nuk është sekret, por janë dokumente që nuk i dinim deri më dje. Ju takon historianëve t’i analizojnë”, deklaroi Bido.