Ballina MAQEDONI Zjarri në Veles ka djegur edhe hekurudhën

Zjarri në Veles ka djegur edhe hekurudhën

0

Zjarri i cili shpërtheu dje në afërsi të qendrës rekreative “Mlladost” në Veles ka djegur edhe hekurudhën me çka linja e rregullt nuk ka mund të lëviz as sot në mëngjes.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë njoftuan se treni nga Velesi për në Koçan nuk ka lëvizur për shkak se është djegur një pjesë e hekurudhës dhe personat ekspert duhet të vendosin nëse kjo pjesë deri në Koçan është në gjendje përdoruese.

Mbrëmë në shuarjen e zjarrit është  përfshirë edhe treni për shuarjen e zjarrit.

Raporti zyrtar për dëmet nga zjarri pritet që të publikohet nesër.