Hidhet me parashutë nga një kodër e lartë, për pak sa nuk e pëson me jetë

0

Ky është momenti rrëqethës kur një parashutist për pak sa nuk e paguan me jetë, derisa vendosë të hidhet nga një kodër shumë e lartë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq parashutistin e identifikuar vetëm si Karl, i cili hidhet me parashutë nga Monte Brento në afërsi të Trento në Itali.

Karl shihet duke qëndruar mbi maje të kodrës, e kamerën që e kishte të vendosur në helmetë filmon momentin kur derisa fluturon përplaset në pjesën shkëmbore të kodrës.

Për fat të mirë ai arrin të ndalet dhe të qëndron i varur në kodër, megjithatë ka mjaftuar vetëm një lëvizje e vogël e pakontrolluar mirë që të bie nga një lartësi shumë e madhe.