Arritje e Aleances për Shqipëtarët,pikë e përbashkët kufitare me Sërbinë ndërkohë do vazhdoj këtë muaj dhe në Qafëthanë

0

Prej sot hyn në fuqi projekti për menaxhim të përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në vendkalimin Tabanoc – Preshevë. Ky projekt i ashtuquajtur “One stop shop” synon kontrolle kufitare dhe doganim në një pikë të përbashkët. Me këtë dyfish do të ulet koha e pritjes dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentacioneve.

Në startimin e këtij projekti sot do të jenë të pranishëm kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq. Kjo e fundit në kuadër të vizitës do të zhvillojë edhe takime në Shkup me krerët e lartë shtetëror.